Flaka Krelani është një nga këngëtaret që njihet për forcën e vokalit të saj. Por gjithashtu, këngëtarja është shumë e komentuar nga mediat përsa i përket jetës private.

Para pak kohësh u përfol se ishte në një lidhje dashurie por e ftuar tek “Xing me Ermalin”, Flaka ka preferuar ta mbajë sërish sekret. E pyetur se kush është personi që i ka marrë zemrën, Flaka u përgjigj fillimisht: “Nuk ta them”.

Më pas Flaka deklaroi se aktualisht nuk është në një lidhje dhe mohoi lajmet që janë shkruar për të. “Do isha fatlume ta dija dhe unë emrin e atij”, u shpreh Flaka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb