ITALI- Telashe për këngëtaren italiane Gianna Nannini. Prokuroria e Milanos ka kërkuar nisjen e një procesi gjyqësor për të, pasi akuzohet për evazion fiskal në shumën 3 milionë e 750 mijë euro. Seanca e parë gjyqësore pritet të mbahet me 3 mars.

Kërkesa për gjykim për rockstaren është bërë muajin e kaluar nga prokurorët e Milanos, të cilët kanë vënë nën sekuestro edhe vilën e saj.

Prokuroria e akuzon këngëtaren se nga periudha 2007 deri në 2012 i është shmangur autoriteteve tatimore nëpërmjet kompanisë së saj muzikore por edhe të tjerave me të cilat ka bashkëpunim.

Ndërkohë këngëtarja ka mohuar të ketë bërë evazion fiskal, ndërsa mbrohet duke thënë se i ka vënë hetuesve në dispozicion disa dokumente ku tregon të kundërtën.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: