Vjen një kohë që besimi tek vetja është i lartë dhe mund të marrësh përsipër sfida të forta. Me këtë “as” në dorë, këngëtarja Blerina Matraku i është drejtuar publikisht kompozitorit Adi Hila për një bashkëpunim.

E ftuar në emisionin “Dikush” moderuar nga Anilda Kaçaçi në “Youtube” të “Gazeta shqiptare.al” këngëtarja Blerina Matraku dëshiron që Hila të kompozojë për të një këngë të shtruar me motive jugu. Atëherë le të urojmë që kënga të vijë e të shijojmë një krijim nga dy artistë që nuk zhgënjejnë kurrë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb