SHBA

Cardi B është një prej repereve më të suksesshme në tregun ndërkombëtar të muzikës. Këngët e saj janë pëlqyer në masë të madhe nga publiku, dhe vetëm brenda këtij viti, artistja në fjalë ka arritur të marrë disa çmime.

Së fundmi, ajo tha se ka realizuar ëndrrën e saj të fëmijërisë, e cila ka qenë blerja e një shtëpie luksoze për familjen e saj.
Këtë gjë e bëri të ditur vet reperja përmes një videoje të publikuar në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqte disa ambiente nga shtëpia e re.

“Qëndroni kokëulur deri sa t’ia dilni. Ka qenë gjithmonë një ëndërr që t’i blija nënës sime një shtëpi. Një vit më parë kam pasur shumë dëshirë për t’i blerë nënës sime një shtëpi, por nuk kisha mundësi, punova shumë dhe tani jam këtu! Faleminderit të gjithëve që më keni përkrahur që të realizoja ëndrrat e fëmijërisë sime”, ka shkruar Cardi B në Instagram.

Suksesi më i madh i artistes këtë vit është publikimi i albumit të saj debutues, me titull ‘Invasion of Privacy’.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb