TIRANE –Fjolla Morina është një ndër këngëtaret më të komentuara të shoëbiz-t shqiptar, mirëpo kohët e fundit nuk ka qenë shumë aktive dhe kjo paska ardhur si pasojë e arsyeve personale.

Këngëtarja shqiptare në rrjetet sociale përveç fotove provokative, ka vend edhe për ato me vajzën e saj Alyah-n dhe të ëmën me të cilën ka një marrëdhënie shumë të ngushtë. Mungesa e Fjollës në këngë dhe koncerte mesa duket ka si arsye: mamanë e saj.

Këngëtarja nga Kosova ka rrëfyer sot për emisionin “Prive” se mamaja e saj po vuan nga një sëmundje e rëndë, por ajo po lufton që t’i bëjë ballë asaj. E prekur dhe me lot në sy, Fjolla i ka kërkuar gazetarit të mos e pyes më shumë për këtë pjesë.

“Mami ka probleme me qelizat kancerogjene. Po bën terapi dhe kjo ka qenë arsyeja pse nuk kam qenë aktive. Shpresoj që të bëhet mirë se tek ne ka doktorë shumë të mirë, kanë dalë kura për t’u shëruar”,-u shpreh Fjolla.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb