Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka dalë kundër presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me emigrantët. Gjatë një koncerti për organizatën jofitimprurëse “ACLU Nationwide” në Los Angeles, këngëtarja shqiptare tha se Amerika është shtëpia e njerëzve të lirë dhe se ajo është vajzë emigranti.

“Jam vajza e një emigranti shqiptar. Nuk do isha këtu ku jam, nëse im atë nuk do kishte ardhur nga Shqipëria për në SHBA. Kjo është shtëpia e njerëzve të lirë. Mjaft shkatërrove ëndrrën amerikane”-tha Bebe Rexha, teksa mbante të veshur një bluzë ku shkruhej “Vajzë emigranti”.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/beberexha/videos/1332079813505611/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: