BRITANI E MADHE – Dua Lipa renditet në listën e femrave më të fuqishme në sferën e sferën e muzikës, nga BBC. Për këngëtaren e re dhe të talentuar nuk është hera e parë që merr vlerësimin si një ndër femrat më të ndjekura në aplikacionet muzikore, por vlerësimi i BBC-së është ndër më prestigjiozët.

Lista
Lista

Këngëtarja shqiptare është artistja me më shumë nominime në historinë e çmimeve britanike të muzikës, me plot 5 të tilla. Kënga “Neë Rules”, por edhe “Electricity” kanë dominuar tregun ndërkombëtar duke thyer rekorde. Kjo e fundit, madje, ka regjistruar më shumë se 40 milionë klikime.

Pas vlerësimit të BBC-së, Dua shprehet e lumtur dhe e ndan me të gjithë gëzimin e madh: “Është nder të jesh në listën e fuqishme të BBC-së, në mesin e femrave më të talentuara dhe të mrekullueshme të muzikës. Faleminderit shumë për vlerësimin, është ndjenjë e mrekullueshme të jem pjesë e saj”.”- shkruan këngëtarja shqiptare në Instagram.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb