TIRANE

Ku ka më bukur se të marrësh dhuratë për Krishtlindje një bebe? Këngëtarja e njohur Maya është bërë nënë për herë të parë në këtë periudhë të bukur festash. Këngëtarja e ka mbajtur të fshehtë ardhjen në jetë të birit të saj pa zbuluar datën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërsa ditën e djeshme për Krishtlindje me shumë dashuri Maya ka treguar se këto janë Krishtlindjet më të bukura të jetës së saj, pasi Zoti e ka bekuar me një djalë. Teksa bëjnë xhiro në qytet, Maya nuk na e zbulon portretin e të birit, por na tregon emrin e tij. Ajo ka zgjedhur emrin Jonas për vogëlushin e saj.

“Gëzuar Krishtlindjet. Këtë vit janë Krishtlindjet më të bukura të jetës sime, pasi Zoti më bekoi me një djalë. Edhe një herë gëzuar dhe Zoti ju bekoftë. Me dashuri, Maya & Jonas”,-ka shkruar Maya në Instagram.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb