TIRANE

Krusita mbrëmjen e 1 janarit ishte e ftuar në “Shiko kush luan”. Prej disa kohësh, bukuroshja ka qenë në qendër të mediave rozë jo vetëm për talentin e saj, por edhe për jetën private. Dhe në këtë emision nuk mund të mungonin pyetjet “ngacmuese” rreth kësaj teme për Krusitën.

Në ekranin e madh, Krusitës iu shfaqën tre artistë shqiptarë: John Shahu, Kledi Bahiti dhe Ylli Limani. Mes tyre, ajo duhet të zgjidhte se më kë do të martohej, me cilin do të hante një darkë dhe kë do të eleminonte.

Për këtë të fundit, Krusita zgjodhi Ylli Limanin, ndërkohë që për të ngrënë një darkë zgjodhi Kledi Bahitin, ndërsa për t’u martuar John Shahun. Por nuk mbaroi me kaq.

Në sfidën “Ndaje ose pije”, e gjendur përballë pyetjes “Ke pranuar që ke të dashur. Thuaje emrin e tij ose pi”, ajo zgjodhi të pinte. Në këtë mënyrë artistja pranoi që është në një romancë dashurie, por pa zbuluar personin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb