TIRANE

Këngëtarja e njohur Rona Nishliu kurorëzoi në martesë lidhjen e saj të dashurisë me Florin, por zgjodhi ta bëjë këtë në mënyrë shumë të qetë. Ndryshe nga shumë personazhe të tjerë të njohur, Rona ka qenë gjithmonë e rezervuar për jetën personale.

Megjithatë, komentet nuk u ndalën, as pyetjet pse zgjodhi të martohet në fshehtësi. Për këtë, e ftuar në “Nd’rrimin e Natës”, në Klan Kosova, Rona sqaroi: “Nuk kam mundur të marr një altoparlant dhe të dal në shesh e të tregoj se po martohem. Asgjë s’kam bërë në mënyrë të fshehtë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kam organizuar dasmën, kanë qenë të gjithë të ftuar. Nuk jemi tipa që dalim dhe ekspozohemi”, – tha ajo duke u dhënë përgjigje të gjithëve që kanë menduar se nuk ka dashur të tregojë asgjë për ditën e saj të madhe.

Madje, edhe dasmën ajo thotë se e ka bërë për prindërit, sepse për vete nuk do ta bënte: “Ceremoninë e kam bërë për t’u plotësuar dëshirën prindërve”,- tha Rona. Deri ditën e dasmës askush nuk kishte ditur lidhjen e gjate 5-vjeçare me Florin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb