Në një kohë kur këtë vjeshtë këngëtarja Besiana Kasemi e njohur me emrin e artit si Big Mama pritej t’i jepte fund beqarisë, duket se ajo nuk do të ndodhë. Lajmi u përhap me shpejtësi pasi u mësua se festa e beqarisë, e cila ishte menduar të organizohej në shtator, nuk u realizua. Big Mama ka folur për herë të parë rreth kësaj çështje.

Në ceremoninë e 15-vjetorit të grimierit të njohur Armend Ramadani, përballë mikrofonit të Prive, Big Mama ka thënë se nuk di asgjë për shtyrjen dhe as se kur do të martohet.

“Vlorijan, m’beso që nuk di asgjë. Jam në një lidhje, ke qenë i pari që e kuptuar, ta kam pranuar ty…” – i drejtohet ajo gazetarit të Klan Kosova, Vlorijan Halili, por nuk jep detaje.

“Kur të vijë koha, më lër ta shijoj beqarinë, shiko sa mirë jam pa burrë, po eci, po shkoj, po kënaqem… “ – thotë ajo me të qeshur, po me siguri di diçka më shumë për dasmën, vetëm se nuk do ta bëjë publike.

“I vjen koha edhe asaj…” – thotë Big Mama në fund.
3926692702dcb3d81aea9ce07b4304f3
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: