TIRANE

Ambasada e SHBA në Tiranë u ka bërë thirrje të gjithë nxënësve që dëshirojnë të shkojnë në Shtetet e Bashkuara përmes një programi shkëmbimi se kanë afat deri nesër për të aplikuar.


Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, ambasada e SHBA në Tiranë jep edhe udhëzimet që duhen ndjekur për të aplikuar.


Postimi i plotë nga ambasada:


🇦🇱️ | Jeni nxënës në shkollë të mesme dhe të interesuar për të shkuar në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet një programi shkëmbimi? Afati i aplikimit për Institutin Veror Transatlantik Benjamin Franklin 2019 në Shtetet e Bashkuara është nesër. Dërgoni me e-mail aplikimin e plotë në CultureandEducationTirana@state.gov
Për aplikimin dhe më shumë informacion, klikoni këtu: https://bit.ly/2Al9OOE

  • foto galeri

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb