Një seancë me tone të ashpra është mbajtur gjatë ditës së sotme, ndërsa protestuesit e opozitës kanë djegur goma jashtë parlamentit.

Deputeti i PD-së së Rithemelimit Tritan Shehu iu drejtua Nikollës, duke i thënë se është bërë një komplot ndaj Sali Berishës. Shehu theksoi se ajo që ka ndodhur me Berishën është një goditje e rëndë ndaj parlamentarizmit të vendit.

Tritan Shehu: Në rregulloren e parlamentit nuk ekziston fjala parti. Nuk jemi në kohën e Partisë së Punës.

Lindita Nikolla: Një vendimarrje partie nuk mund të zhbëhet nga një vendimmarrje grupi.

Tritan Shehu: Ajo që po bëhet me Berishën është goditje e rëndë ndaj parlamentarizmit. Keni bërë komplot ndaj Berishës.

Lindita Nikolla: Zoti Shehu, më vjen keq, por iu heq fjalën.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb