Keni bërë plane për të kaluar sa më bukur fundjavën dhe doni të dini se si është moti? Sipas parashikimit të Meteoalb fundjava do të karakterizohet kryesisht nga një mot i freskët, ku temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 6ºC deri në 17ºC, në zonat e ulëta nga 14ºC në 23 ºC dhe në zonat bregdetare nga 16ºC në 24ºC.

Ndërkohë, vranësirat do të jenë prezente herë pas here duke sjellë edhe ndonjë rrebesh të izoluar shiu. Ndaj në këtë rast këshilla më e vlefshme do të ishte që të mbanit një çadër me vete, për çdo të papritur.

Kujtojmë se muaj tetor është shoqëruar nga një ulje temperaturash, ku në mesditë kryesisht termometri ka shënuar 24-25°C.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb