Keni bërë plane për fundjavën dhe doni të dini se si është moti? Sipas Meteoalb fundjava do të karakterizohet nga moti i kthjellet dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin.

Përsa i përket javës tjetër, sërish pritet zhvillim i vranësirave duke sjellë shira në të gjithë vendin, më të dendura gjatë ditës së martë.

“Që nga dita e mërkurë dhe deri në fund të muajit do të ketë ri-kthim te kthjellimeve në territor. Temperaturat e ajrit do të jenë relativisht të ulëta gjatë ketij episodi 3-4 ditor KU vlerat minimale do të zbresin deri në 8⁰C gradë C NDERSA maksimalet do të luhaten nga 29 apo 30⁰C.
Era do të jetë e fortë gjatë këtyre ditëve duke arritur shpejtesinë deri në 60 km/h duke sjellë në brigjet detare dallgezim të lartë deri 6 ballë.”, sqaron Meteoalb.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: