Gjatë konferencës për media të Raportuesit për Shqipërinë në PE Knut Fleckenstein dhe ambasadori të BE-së Luigi Soreca ka pasur interes të madh për zv.ministrin Sandër Lleshi që është vënë në qendër të debateve të fundit pas mosdekretimit nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.

I pyetur nëse kanë informacione për gjeneral Lleshin që do e bënin këtë kandidaturë të papërshtatshme, Fleckenstein tha se kanë informacione pozitive por se nuk e dinë se cilat janë informacionet që ka Presidenti.

“Së pari informacioni që kam unë sa i takon zotit Lleshi janë informacione pozitive por nuk e di nëse e kam të gjithë informacionin pasi Presidenti mund të ketë informacione më të thella që e çojnë në këtë vendim. Nuk jam personi që mund ta kritikojë presidentin. Nga organizatat ndërkombëtare kam informacione të mira por nuk përjashtohen informacione të tjera që ka presidenti”, tha zyrtari europian.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb