Ka nisur seanca e fundit e këtij sesioni parlamentar në Kuvend, ku po diskutohet në lidhje me anulimin e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale.
Toni Gogu, u shpreh se opozita ka krijuar në mënyrë artificiale një “furtunë në gotë”,
“Keni krijuar artificialisht një furtunë në gotë! Të nderuar kolegë opozitarë na vjen keq, ne atë nismë që kemi diskutuar gjatë me qytetarët sot do ta bëjmë ligj dhe sot ato masa administrative të vendosura në mënyrë jo proporcionale do të anulohen doni apo jo ju! Lejini lojërat dhe na u bashkoni ta miratojmë bashkë”, tha Toni Gogu.
vijon/…