TIRANË

Kryetari i Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi i është kthyer ashpër deputetit të PS-së Spartak Braho pas fjalëve të shprehura nga ai në seancë për Ballin Kombëtar. Duke e cilësuar madje dhe ‘budalla’ Alimadhi tha se komunistët kanë vrarë 4 mijë deri në 6 mijë shqiptarë.

Ai e sfidoi hapur Brahon dhe gjithë kundërshtarët duke i thënë se do të jepte dorëheqjen nëse del një dokument që Balli Kombëtar ka bashkëpunuar apo ka vrarë një komunist, një partizan.

“Nuk e di por mendoj që këtu ka intelektualë, njerëz të zgjuar, këtu ka historianë. Por të biem kaq poshtë, në nivelin e këtij budallai këtu që s’di asgjë për historinë. (Hysi i tërheq vëmendjen)
Kur ky zotëria thotë që ballistët hani pula a e kuptoni çfarë thotë. Po ju keni ngrënë koka njerëzish more. Po ju se dini historinë, nuk keni lexuar asgjë. Keni vrarë 4 mijë deri në 6 mijë shqiptarë, kriminelët partizanë, kriminelët komunistë. Po ju nuk dini asgjë nga historia. Qëllimisht nuk e lejoni historinë. Qëllimisht ia bëra pyetjen zotit Tufa: A keni ju mundësi ose studime të nevojshme për ta shtrirë aktivitetin e këti studimi të këtij instituti që është shumë i dobishëm për historinë shqiptare, pra të themi vitet 1941, ‘42, ‘43, ‘44. Sinqersiht jam kryetar i Ballit Kombëtar. Nuk pranoj asgjë çfarë është bërë nga historia e deritanishme. Por në qoftë se ju, ose një historian del e më jep një dokument të vetëm që Balli Kombëtar ka bashkëpunuar, BK ka vrarë një komunist, një partizan, sinqerisht jap dorëheqjen në këtë parlament”, deklaroi Alimadhi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb