Mbeturina, leshterikë në breg, rërë e ndotur dhe shumë qese plastike. Kjo është panorama që të ofron një nga destinacionet më të bukura të Adriatikut, Kepi i Rodonit. Duket që në këto anë nuk ka vënë dorë njeri, prej kohësh në pastrimin e plazhit dhe mirëmbajtjen e mjedisit.

Ndërkohë që pushuesit paguajnë që në hyrje të traut të zonës taksën e mirëmbajtjes së mjedisit dhe faturën e shezlonit, subjekti i vetëm privat që menaxhon hapësirën nuk bën asgjë për pastrimin e tij.

Nisur nga këto kushte, ajo që përmbush kënaqësitë e pushuesve të huaj dhe vendas është vetëm natyra e gjelbëruar dhe uji i kthjellët i detit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb