Kabllot e internetit që lidhin Suedinë dhe Finlandën janë këputur dhe autoritetet po e trajtojnë incidentin si një akt sabotimi.

Ministrja e Komunikimit e Finlandës, Lulu Ranne shkroi në X: “Ne e marrim situatën seriozisht”. Dëmi u zbulua mëngjesin e sotëm dhe duhet të ketë ndodhur në tokë në Finlandë.

Autoriteti suedez i Postës dhe Telekomunikacionit (PTS), Agjencia Norvegjeze për Sigurinë dhe Përgatitjen në Komunitet (MSB), Forcat e Armatosura suedeze dhe qeveria duhet të jenë informuar për incidentin.

GlobalConnect, i cili zotëron kabllot, tha se kabllot ishin këputur në dy pika në dy linja të ndryshme, duke prekur mbi 6,000 klientë dhe 100 biznese në Finlandë.

“Ndërprerja e parë e fibrave është rregulluar gjatë natës dhe ne aktualisht po rregullojmë të dytën. Shumica e atyre që humbën internetin e kanë rikthyer atë. Kanë mbetur pak klientë, por ne përpiqemi ta zgjidhim atë gjatë ditës”, u tha në një kumtesë.

Forcat e Armatosura suedeze dhe Agjencia e Kontigjencave Civile janë informuar.

Duke folur muajin e kaluar, Ranne tha: “Ne po përjetojmë ndërprerje, akte sabotimi, lloje të ndryshme dëmtimesh dhe migrim të instrumentalizuar. Kjo krijon një ndjenjë të përgjithshme pasigurie dhe paqartësie për atë që është e vërtetë dhe çfarë jo”.

“Megjithatë, bazuar në informacionet nga inteligjenca civile dhe ushtarake, ne kemi indikacione të qarta që tregojnë për Rusinë”, shtoi ajo.

Gjithashtu, muajin e kaluar, dyshimi ra në anijen kineze Yi Peng 3 pasi u dëmtuan kabllot nënujore në Baltik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb