TIRANË

Kreu i PD , Lulzim Basha ka ripërsëritur qëndrimin e tij përkrah SHBA-së në lidhje me zhvillimet më të fundit me Iranin.

Pas përfundimit ditën e sotme të takimit të tij me aleatët opozitarë ai u pyet nga gazetarët në selinë blu se sa e rrezikuar është Shqipëria prej konfliktit me Iranin.

Basha shprehet se beson fort tek aleanca me SHBA dhe se opozita qëndron përkrahë vleravë të lirisë dhe demokracisë që promovon dhe mbron SHBA.

“Liria dhe demokracia e vërtetë ka një çmim të lartë. Në kuptimin e brendshëm, shqiptarët po e kuptojnë, e kanë kuptuar tashmë, se pa luftuar për demokracinë ditë për ditë, ajo rrezikon të zhduket nën peshën e një qeverie të korruptuar dhe të inkriminuar. Po kështu, liria ka një çmim të lartë ndërkombëtarisht dhe unë jam krenar që si ministër i jashtëm, kam rreshtuar Shqipërinë krah për krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO-s, dhe besoj fort se kjo aleancë vlerash, mbi të gjitha është një aleancë e lirisë, dinjitetit njerëzor. Ndaj dua të shpreh edhe njëherë në emrin tim, në emër të PD dhe të në emër të opozitës së bashkuar, qëndrimin tonë të qartë, që e kemi bërë të ditur prej orës së parë të zhvillimit të ngjarjeve, përkrah SHBA, përkrah vlerave të lirisë dhe demokracisë.”- tha Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb