Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla, në fjalën e tij në Komisionin e Politikës së Jashtme, ka folur për sulmet hibride.

Balla tha se vendi ynë duhet të shtojë kapacitetet mbrojtëse. Ai shtoi gjithashtu se anëtarësimi në Qendrën Europiane të Ekselencës përmirëson imazhin e Shqipërisë.

Taulant Balla: Të ofrojmë mbrojtje ndaj kërcënimeve hibride. Propaganda dhe dezinformomi ndikojnë edhe në zgjedhje. Anëtarësimi në këtë qendër na mundëson që të marrim pjesë në programe të avancuara trajnimi dhe edukimi. Shqipëria është promotore e paqes në rajon e më gjerë. Anëtarësimi i Shqipërisë në Qendrën Europiane të Ekselencës, bën që vendi ynë, bashkë me aleatët të luftojë fenomenet. Përmes pranimit në këtë Memorandum, Shqipëria do të përfitojë në përballimin e kërcënimeve hibride. Duke mos harruar edhe luftimin e dezinformimit.

Shqipëria do mund të përmirësojë aftësinë e saj që të jetë më e qëndrueshme ndaj këtyre kërcënimeve. Jo pak e rëndësishme është edhe rritja e prezencës së Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Kjo ndikon në përmirësimin e imazhit të vendit, si një vend që është i përkushtuar në sfidat e globalizmit. Përpos angazhimeve, Shqipëria do të ketë edhe përgjegjësi, duke investuar e duke modernizuar kapacitetet mbrojtëse. Pjesëmarrja në këtë memorandum është përfitim i drejtpërdrejtë i Shqipërisë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb