Duket se konflikti i Izraelit me Turqinë me rastin e luftës në Gaza ka arritur në ekstremin e tij, pasi pas sulmeve të Rexhep Tajip Erdogan, tashmë ministër i Jashtëm izraelit, kërkon nga NATO që të përjashtojë Ankaranë nga Aleanca.

Konkretisht, Israel Katz, duke marrë parasysh kërcënimet e presidentit turk për pushtimin e Izraelit dhe retorikën e tij të rrezikshme, u bëri thirrje diplomatëve që të bashkëpunojnë urgjentisht me të gjithë anëtarët e NATO-s, duke bërë thirrje për dënimin e Turqisë dhe duke kërkuar përjashtimin e saj nga aleanca rajonale.

Kujtojmë se ai e krahasoi Erdoganin me Sadam Huseinin, ndërsa homologu i tij turk e krahasoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu me Hitlerin. Më pas stafetën e mori Ministria e Jashtme turke duke iu përgjigjur: “Ashtu siç erdhi fundi i Hitlerit gjenocidal, ashtu do të vijë fundi i Netanyahut gjenocidal”.

Edhe ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan bëri një deklaratë për rolin e Erdoganit në skenën botërore: “Presidenti ynë është bërë zëri i ndërgjegjes së njerëzimit. Qarqet ndërkombëtare sioniste, veçanërisht Izraeli, që duan të shtypin këtë zë të drejtë, janë në gatishmëri të lartë. Historia përfundoi në të njëjtën mënyrë për të gjithë gjenocidët dhe mbështetësit e tyre”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: