TIRANE- Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, njëherësh deputete e Partisë Demokratike për Qarkun Shkodër, i bëri thirrje opozitës që të ngrihet në protestë, duke marrë shkas nga rasti i kërcënimit nga Emiljano Shullazi të kandidatit për rektor, Mynyr Konit.

Në një prononcim për mediat, Topalli tha se këtë gjë ja ka kërkuar edhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar. “Zhvillimet e fundit me kërcënimet që i janë bërë kandidatëve për rektor kanë qenë një tronditje dhe një alarm për situata që nuk janë imagjinuar kurrë gjatë këtyre 25 viteve. Çfarë do të presim? Nëse krimi vendos edhe në universitete, siç është ulur në parlament apo në zyrat e larta të shtetit, ky vend ka marrë fund”, tha Topalli.

Ajo shtoi se “Për të shpëtuar nga kjo rrokullisje duhet një zgjidhje e menjëhershme që është kombinimi i protestave me betejën parlamentare.”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: