TIRANE- “Nuk prisja kurrë që një koleg të kërcënohej në mënyrë të fshehtë apo të hapur në një proces kur gara është e hapur. Shpresojë që prokuroria të zbardh ngjarjen. Prej 48 orësh kam bërë divorc me këtë ngjarje të shëmtuar.”.

Kështu deklaroi kandidatja për rektore e Universitetit të Tiranës, Klodeta Dibra. E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24”, Dibra pohoi se kandidati tjetër përballë saj, Mynyr Koni nuk ka zgjedhur që të bëjë një fushatë të hapur si ajo, ndërsa akademikja tha se ka pasur raste kërcënimi dhe raste të blerjes së votës.


Ndër të tjera ajo theksoi se “Kjo nuk është një fushatë akademike, por një fushatë banditizmi. Janë përdorur njerëz që nuk kanë lidhje me universitetin duke kërkuar blerjen e votës”.


Akademikja Dibra parashtroi disa pyetje, që sipas saj duhet tu gjendjet një përgjigje. “Se kisha menduar kurrë që atmosfera në fund fare të ishte një atmosferë kur nuk po flitet për platformë. Nuk prisja që pedagogët të kërcënoheshin dhe tu kërkohej vota. Nuk prishja kurrë që një koleg të kërcënohej në mënyrë të fshehtë apo të hapur në një proces kur gara është e hapur. Shpresojë që prokuroria të zbardh ngjarjen. Prej 48 orësh kam bërë divorc me këtë ngjarje të shëmtuar. Ndaj, si mund të shkohet në zgjedhje pa u zgjidhur kjo çështje. Inkriminimi dhe politizimin i këtyre zgjedhjeve ishte gjëja më e shëmtuar. Pse e bëri? Kush e bëri? Pse tani? Kjo është një gjë shumë e shëmtuar. Ka marrë një kolpo dhe goditje shumë të rëndë.”


Teksa është ndalur tek problemet që aktualisht shqetësojnë Universitetin e Tiranës, Dibra tha se ligji i Arsimit të Lartë nuk mund të ndryshojë sa herë vjen në drejtim të shtetit një qeveri e re.

“Kam disa kohë që po konstatojë probleme, në disa shtylla kryesore të fakulteteve. Kam një karrierë të gjatë në universitet. Sa herë që ka ndryshuar një forcë politike ka ndryshuar dhe ligji për arsimin e lartë. Ne në Shqipëri kemi pasur disa ligje për Arsimin e Lartë, që kanë shkaktuar probleme në autonominë financiare. Ligjet krijohen, por nuk zbatohen. Në shtyllat kryesore, nuk mund të lëmë pa përmendur modelin e drejtimin, modelin e metodikës. Çështja financiare është ajo që dhemb më tepër. Pagat i mbulojmë me tarifat e studentëve. Tarifat e studentëve nuk duhet të shkojnë për të mbushur thesin gjysmë plotë të financave.”, tha ajo.

Dy ditë më parë, ish-lideri i PD-së Sali Berisha denoncoi publikisht se kandidati për rektor i UT-së, Mynyr Koni është kërcënuar nga Emiljano Shullazi që të tërhiqet nga gara, në të kundërt ai do ti merrte peng djalin. Fill pas publikimit të këtyre akuzave, policia e Tiranës shoqëroi Shullazin, ndërsa pak orë më vonë prokuroria nxori një urdhër-arrest për të, duke e arrestuar.
(ed.me/BalkanWeb)

Etiketa: