BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç kishte planifikuar të bënte një vizitë në Shtërpcë të Kosovës, por shteti të cilin ai e quan “Krahinë serbe”, ia ndaloi atë, pasi kërkesa nuk u paraqit në kohë.

Kjo situatë bëri që presidenti serb të tregohet i padurueshëm.

“Pasioni i tyre ndaj të ashtuquajturës pavarësi i bënë ata të paraqiten se nuk kanë mend të vlerësojnë se çka është e çka jo e mundur. E pikërisht kjo pavarësia nuk është mundur, andaj ajo po i shtyn ata që të përlahen me ne”, pohoi Nikoliç.

Kryetari i Serbisë, i njohur për retorikën e tij nacionaliste, më pas edhe kërcënoi në adresë të Kosovës.

“Ata e kuptojnë mirësinë tonë si dobësi. Ju them se Serbia nuk është e dobët dhe këtë e di shumëkush dhe pikërisht këtë mbase më së miri se kushdo tjetër e di administrata në Prishtinë”, ka thënë ai.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: