TIRANË

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me kërcënimin me jetë të kryetarit të KQZ, Klement Zguri.  Ai tregon se kërcënimi i tij vjen pasi  Zguri kërkoi hetim  administrativ  për të zbuluar faktin se pse u raportuan më shumë vota se sa votues, në procesin e zgjedhjeve lokale në 30 qershor.

Manjani shkon më tej teksa shprehet se mirë që Zguri është marrë në mbrojtje nga Policia dhe Garda, por shtron pyetjen se kush do ta bëjë hetimin për shkeljet administrative për shtimin e votave në kutitë e votimit.

Postimi i Manjanit:

“Klement Zguri raportohet të jetë kërcënuar me jetë, sepse kërkoi hetim administrativ që të zbulohet përse kishte më shumë vota e votues. Raportohet gjithashtu se Policia dhe Garda e Republikës mësynë në KQZ me forca të shumta.Dakort, shumë mirë që mbrojnë Klementin, po atë hetimin që kërkoi Ai e bëjnë dot Policia&Garda?!”-shkruan ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb