Zëvendës ministri i Brendshëm i Shqipërisë Julian Hodaj në një prononcim për emisionin “Dritare me Rudinën” në “News 24”, duke folur për grafitet e shkruara në pallatin ku jeton ambasadori Berndt Borchardt, tha se gjesti ishte skandaloz. Hodaj u shpreh se dihet se kush janë frymëzuesit e gjestit, duke nënkuptuar opozitën.

“Nuk besoj se ia vlen ta flasim nëse e kemi shoqëruar me polici apo jo. Mendoj se veprimi ka prapavijë. Një grup doli dhe ka brohoritur. Nuk na bën nder, aq më tepër që vitin tjetër Shqipëria kryeson OSBE-në. Ajo që ndodhi të them skandaloze më duket pak. E mbaj mend që Basha me nënqeshje e ka kujtuar. Edhe kjo dëshmon se kush janë frymëzuesit.


Shprehja e Lulzim Bashës, kur u pyet për këtë rast skandaloz, tregon se kush e ka bërë atë grafit. Grafiti ishte pasi OSBE tha se protesta e opozitës përmbante dhunë kriminale. Kjo është tepër e qartë tashmë”, tha Julian Hodaj, zëvendësministër i Brendshëm. Ai theksoi se grafitet janë shkruar pasi OSBE ka dalë në deklaratë dhe ka dënuar dhunën e protesteve opozitare.


Pak ditë më parë, në pallatin ku jeton ambasadori i OSBE në Tiranë u shkrua parrulla: “Borchardt, turp të kesh”. Për parrullën, reagoan politikanë të shumtë.


(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb