Partia Liberale Demokratike e Cedomir Jovanoviç, ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliç, pas deklaratave luftënxitëse në raport me Kosovën.

Liberalët vlerësojnë se Nikoliç ka rrezikuar seriozisht sigurinë kombëtare të Serbisë me deklaratën e tij pas seancën e sotme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë.

“Pas dekadave luftë të shkaktuara nga politika që shkatërroi vendin tonë dhe në të cilën qindra mijëra njerëz kanë humbur jetën, zyrtarët serbë kanë obligim për të mbajtur paqen dhe jo për të thërrasin për vuajtje të reja dhe destruktivitet që njëherë mezi e kemi kaluar”, thuhet në komunikatën e kësaj partie, raporton Klan Kosova.

Tomislav Nikoliç, pas takimit me krerët shtetërorë e ushtarakë deklaroi se Serbia është e gatshme të çojë ushtrinë në Kosovë, nëse lëndohen serbët e Kosovës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb