Presidenti rus Vladimir Putin foli sot për kërcënimet e presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, ndaj anëtarëve të BRICS se do të vendosë tarifa 100% ndaj tyre nëse ata nuk heqin dorë nga planet e tyre për të gjetur një alternativë ndaj dollarit.
Sipas RIA Novosti, Putin tha se ndalimi dhe mospërdorimi i dollarit nuk janë e njëjta gjë.
Kujtojmë se Trump tha më parë se “ideja se vendet e BRICS po përpiqen të lënë dollarin ndërsa ne qëndrojmë dhe shikojmë ka përfunduar. Ne kërkojmë nga ato vende që të mos krijojnë monedhën e tyre të re dhe të mos mbështesin një monedhë tjetër që do të zëvendësonte dollarin e fuqishëm amerikan”.
Në të kundërtën, theksoi ai, do të përballen me taksën e importit prej 100 për qind dhe do të duhet t’i thonë lamtumirë idesë për t’i shitur çdo gjë ekonomisë së madhe amerikane, ka shkruar Trump në rrjetin e tij social “Truth Social”.
“Ai tha se nëse dikush ndalon përdorimin e dollarit, e kufizon atë, ai do të reagojë në përputhje me rrethanat. Nuk është e njëjta gjë. Një gjë është të ndalosh përdorimin e dollarit dhe tjetër të mos e përdorësh atë. E shihni, këto janë gjëra krejtësisht të ndryshme”, tha Putin.