Presidenti amerikan Joe Biden raportohet se udhëzoi Këshillin e tij të Sigurisë Kombëtare që t’i bënte të qartë Iranit se çdo përpjekje për të vrarë ish-presidentin Trump do të shihej si një akt lufte.

Paralajmërimi i ashpër vjen pasi ekipi Trump është informuar për tentativat specifike për jetën e Trump dhe ata kanë bërë një kërkesë të pazakontë për avionë ushtarak në ditët e fundit të fushatës si një shtresë ekstra mbrojtje.

Shtetet e Bashkuara kanë bërë përpjekje të paprecedentë për të mbrojtur ish-presidentin nga hakmarrja e Iranit për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani në vitin 2020. Rreth 150 milionë dollarë në vit kanë shkuar për mbrojtjen e zyrtarëve si ish-sekretari i shtetit Mike Pompeo dhe gjenerali Kenneth McKenzie, ish-kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së, sipas Politico.

Fushata e Trump kohët e fundit kërkoi avionë ushtarakë të aftë për të rrëzuar raketa për të shoqëruar ish-presidentin në javët e fundit para zgjedhjeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb