Legjislatura e Ontarios do të shpërndahet të martën dhe provinca më e populluar kanadeze do të votojë më 27 shkurt për të zgjedhur qeverinë e saj të ardhshme.

Ford theksoi  javën e kaluar se do të thërriste zgjedhje të parakohshme, duke përmendur nevojën për një mandat të fortë për të luftuar tarifat e kërcënuara nga presidenti i SHBA Donald Trump.

Nënguvernatori i Ontarios pranoi kërkesën e Fordit për të shpërndarë parlamentin provincial.

Zgjedhjet ishin planifikuar më parë për në qershor 2026.

Kryeministri kanadez po kërkon një mandat të tretë radhazi të shumicës për konservatorët e tij progresivë të qendrës së djathtë, pas fitoreve të mëdha në 2022 dhe në 2018.

Ontario shtëpia e më pak se 40%  të banorëve të Kanadasë, është zemra e prodhimit të vendit dhe do të goditet keq nëse Trump vazhdon me një kërcënim për të vendosur një tarifë 25% për të gjitha importet kanadeze.

Provinca është një nga huamarrësit më të mëdhenj në botë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb