TIRANE

Pas letrës që PD i drejtoi ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, pas pretendimeve të këtij të fundit se kreut të opozitës i kërcënohet siguria, është vënë në lëvizje edhe institucioni i Presidencës.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka thirrur në takim drejtorin e SHISH-it dhe komandantin e Gardës. Po sipas të njëjtave burime, kreu i shtetit kërkon informacion nga krerët e dy institucioneve lidhur me informacionet për kërcënim ndaj kreut të opozitës

Në shkresën drejtuar ministrit të Brendshëm e që mban firmën e sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi, demokratët i referohen një takimit të ministrit Lleshaj me një prej punonjësve të gardës së Republikës, truprojë e Lulzim Bashës, mbi rrezikun që i kanoset sipas ministrisë së brendshme kreut të opozitës. Në letër Gazment Bardhi shkruan se z.Lleshaj ka shkelur cdo procedurë dhe cdo mënyrë institucionale të trajtimit të kësaj cështjeje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb