Një mësues në shkollën e mesme të bashkuar Mbrakull, në bashkinë Poliçan, Stacioni i Policisë Poliçan është denoncuar në polici pasditen e djeshme nga një nxënës,maturant në këtë shkollë.
Nxënësi D.L,18-vjeç,banues në fshatin Mbrakull, mësohet se ka deklaruar në polici se është kërcënuar nga mësuesi i fiskulturës, pas përfundimit të mësimit. Nga ana e tij, mësuesi Ervis Shpata, 35-vjeç, ka deklaruar në polici se nxënësi kishte një muaj që e shante dhe ofendonte në rrjetet sociale (me profil) fals dhe pasi e ka marrë vesh ai e ka kapur nxënësin pas përfundimit të mësimit dhe i ka thënë të mos vazhdojë më me këto sharje e fyerje në rrjetet sociale.
Gazetarja Eneida Petova raporton për Balkanweb se mësuesi Shpata ka konfirmuar se ai vetëm ka komunikuar 2 minuta me nxënësin pas përfundimit të mësimit, por nuk e ka kërcënuar. Pas deklaratave të bëra nga të dyja palët, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për mēsuesin Ervis Shpata,35 vjeç,për veprën penale “Kanosja”.
Materialet procedurale në ngarkim të tij i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat,për veprime dhe hetime të mëtejshme.
(BalkanWeb)