BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka urdhëruar të tërhiqet  gjendja e gatishmërisë për ushtrinë, të cilën e kishte urdhëruar ditë më parë pas vizitës së Thaçit në Ujman.

Vizita e presidentit të Kosovës, Hashmi Thaçit, në veri dhe konkretisht në Liqenin e Ujmanit, shkaktoi  debate si brenda në Kosovë ashtu edhe në Beograd.

Teksa zhvilloi vizitën në Ujman, Thaçi deklaroi se askush nuk mund ta ndalojë të shijojë bukuritë e vendit të tij , madje Ujmanin e cilësoi si aset të rëndësishëm  të tokës kosovare.

Përfaqësues të partive politike në Kosovë, kryesisht Vetëvendosja i ka kundërshtuar hapur “lojërat” e kreut të shtetit, pasi sipas saj, provokime të tilla mund të prodhojnë  situata të rënda për qytetarët e Kosovës.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb