Rasti “Xhisiela” çon në prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar deputetin e deputeti i Partisë Socialiste Rrahman Rraja si edhe gazetarin që publikoi skandalin Basir Çollaku. Dëshmitë në këtë rast janë marrë pas denocnimit të kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Ballës, ku akuzon Lulzim Bashën për shpifje dhe gazetarin Basir për  kallzim të rremë. Ndonëse në vështirësi fizike për shkak të një frakture në këmbë deputeti Rraja ka dëshmuar rreth 1 orë në Prokurorinë e Tiranës, në lidhje me rastin e dhunës nga djali i tij Rrahman Rraja, ndaj Xhisiela Malokut.

I kontaktuar nga “BalkanWeb” e “News24”, deputeti Rraja tha se  i qëndron deklaratave të tij se nuk e njeh oficerin Nuhu.

“Edhe përballë po të më vini me të, nuk e njoh fare. Sot iu përgjigja thirrjes së prokurorisë pas padisë së depozituar nga deputeti Balla. Do paraqitem në prokurori sa herë të më kërkohet e të jetë e nevojshme ” u shpreh Rraja, ndërsa sqaroi se iu desh të shkojë në Prokurori me paterica, për shkak të një frakture në këmbë.

Ndërkohë gazetari Basir Collaku ka qëndruar rreth 30 minuta në Prokurori ku ka dhënë sqarime në lidhje me intervistën e realizuar me nën komisarin Emiliano Nuhu.  Çollaku ka kërkuar që hetimet të shkojnë deri në fund, e të mos ketë ndikime politike.

“U thirra nga prokuroria në cilësinë e pesonit që di për rrethana të dobishme për ngjarjen.  Prokuroria t’i shkojë deri në fund, për të nxjerrë grupin armiqësor. Shpjegimet e mia kanë qenë rreth ngjarjes. Do t’i isha mirënjohës prokurorisë t’i shkonte deri në fund çdo pretendimi politikanësh se mbase ata janë skenaristët e vërtetë”- u shpreh Collaku.

(BalkanWeb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb