TIRANË- Një person ka hipur në një oxhak në Laprakë mëngjesin e sotëm dhe ka kërcënuar se do të hidhej. Ai është identifikuar si Qazim Bruka, 41 vjeç raporton “BalkanWeb”. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes bashkë me zjarrfikësit për të negociuar me të që të zbresë nga oxhaku.

Pas më shumë se një ore, ku ka qendruar në mbi 50 metra lartësi, Bruka ka zbritur nga oxhaku. Gazetari Erjon Skëndaj tha nga vendngjarja se me të kanë negociuar një grup efektivësh i RENEA-s, zjarrfikësit si dhe bashkëshortja e tij. Mendohet se arsyeja e këtij akti ka qenë një problem familjar i 41-vjeçarit, i cili nuk mund të takojë fëmijët e tij, pasi ish-gruaja ka marrë urdhër mbrojtjeje nga Gjykata.

Bruka ka qenë protagonist i emisionit social në News24 ‘Me zemër të hapur”, pasi 5 vjet më parë ka plagosur rëndë në sy gruan e cila e qëlloi me sëpatë gjatë një konflikti familjar. Bruka ka rrëfyer historinë e tij tragjike dhe ka bërë apel që të shohë fëmijët, të cilët qëndrojnë me ish-bashkëshorten. Për plagosjen e ish-gruas ai bëri dhe disa vite burg.

Pas goditjes nga e shoqja me sëpatë dhe plagosjes në sy që ai i bëri ish-bashkëshortes ata u divorcuan. Por problemet vazhdojnë dhe këtë herë shkaku janë fëmijët. Ai deklaroi se nuk i kishte takuar për gati një vit dhe kërcënoi se nëse nuk e linin të takonte fëmijët do vriste.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: