NGA: KLODIANA LALA*TIRANE- Një turko-holandez rrez ikon dënimin me 27 vite burg, pasi tentoi të vriste bashkëjetuesen, e cila kishte vendosur të ndahej me të. Sipas prokurorisë, Mujdat Sayan, e kërcënonte gruan se do ta vriste atë dhe fëmijët, me qëllimin e vetëm që ajo të pranonte ribashkimin me të. Kërcënimet ishin bërë të shpeshta, sa ditën e ngjarjes, ai i ka dalë përpara me thikë në dorë dhe e ka kërcënuar. Për ta trembur, gruaja, punonjëse policie, ka nxjerrë armën e shërbimit, por Sayan ia ka rrëmbyer nga dora dhe ka dashur ta vrasë. Fati deshi që arma të mos shkrepte dhe gruaja i shpëtoi vdekjes. Më poshtë historia e plotë.

LIDHJA INTIME
Në dosjen e prokurorisë renditen të gjitha faktet, që nga njohja e të pandehurit dhe “viktimës”, bashkëjetesa, prishja e marrëdhënieve mes tyre, kërcënimet me jetën e gruas dhe të fëmijëve të saj, e deri te tentativa për ta vrarë. Sipas prokurorisë, i pandehuri Mujdat Sayan prej disa kohësh është njohur e ka krijuar lidhje dashurore dhe ka bashkëjetuar me shtetasen L.N. Ajo është punonjëse policie në Tiranë. Pasi janë ftohur marrëdhëniet midis tyre, shtetësja L.N. i ka shkëputur lidhjet me Sayan. I pandehuri nuk e ka pranuar këtë ndarje, duke i bërë vazhdimisht presion L.N. për të bashkëjetuar me të, madje disa herë ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj saj. Më datë 25.11.2013, L.N. ka qenë me shërbim turni i dytë, nga ora 14:00 deri në orën 22:00. Gjatë kësaj periudhe kohore që ishte me shërbim, i pandehuri është takuar me tëtesheshi “Avni Rustemi”, ku pasi i del përpara i thotë: “Hë, a u mendove, do të vish të bashkëjetosh me mua, apo do të rrish me fëmijët?” Gruaja i thotë “shiko terezinë tënde, se unë kam probleme me fëmijët”, por i pandehuri ka vazhduar duke i thënë “o do të vish të bashkëjetosh me mua, ose do të të vras ty e fëmijët e tu”.

Shtetësja L.N. ka mundur të shkëputet nga i pandehuri e më vonë pas mbarimit të shërbimit në orën 22:10, pasi ka marrë në duar disa qeska me ushqime, perime e bukë, ka qenë duke shkuar për në shtëpi. Te”Rruga Bardhyl”, i pandehuri i ka dalë përsëri dhe e ka kanosur përsëri që ajo të bashkëjetonte me të. I pandehuri i ka vendosur një thikë në trup L.N. te pjesa e ijës, në fund të brinjëve, dhe e ka shtyrë për tek autovetura e tij afër piceri “Hallall” te koshat e plehrave. Më pas i pandehuri i vendos thikën në fyt, dhe i thotë: “do të tëfus thikën po nuk erdhe të bashkëjetosh me mua”. Në këtë moment, shtetësja L.N. është përleshur me të pandehurin, nga ku i kanë rënë përtokë qeskat që mbante në duar, kapelja dhe mushamaja e policisë, si dhe është rrëzuar edhe vetë përtokë.

Menjëherë shtetësja L.N. ka nxjerrë pistoletën që mbante për shkak të detyrës, me qëllim që i pandehuri të trembej, por i pandehuri ia ka rrëmbyer pistoletën nga dora dhe e ka mbushur e rimbushur 2-3 herë, duke ia ka drejtuar shtetases L.N. në pjesën e kokës, por pa mundur të hapë zjarr me të. Shtetësja L.N., e frikësuar, ka filluar të bërtasë duke kërkuar ndihmë. Në këtë moment te dera e picerisë dalin dy shtetasit SH.D. e R.L. dhe pas kësaj i pandehuri duke i drejtuar pistoletën shtetases L.N. është zmbrapsur duke u futur tek automjeti i tij dhe është larguar.

RRËFIMI I GRUAS
Mes lotësh, gruaja ka rrëfyer ngjarjen e rëndë, që për pak desh i rrezikoi jetën. “Po kthehesha për në shtëpi, rreth orës 22:00, që lashë turnin e dytë. Aty afër shtëpisë kam një dyqan. Bleva nja dy perime. Nja dy biskota për fëmijët, bukën se kisha një furrë buke, nja dy perime. Isha ngarkuar me pelerinën, me bllok gjobash, si jemi ne që vijmë nga puna, çadër, se ishte kohë shiu, dhe për fat të keq timin nuk kishte asnjë njeri në rrugë. Në moment duke kaluar afër shtëpisë, te rruga, domethënë në trotuar, ishte fshehur pas një fuoristrade, diçka e tillë ishte tip xhipi i madh, edhe ka dalë si fantazmë. Mund të them më ka llahtarisuar.Kishte një thikë me sustë në dorë, sytë e fytyra ishte komplet e shpërfytyruar, e nxori thikën e tha,‘po tani, do vish me mua?’,‘makina është aty’, tha. ‘O do të jetosh me mua, o do të zhduk, të vras’, tha. S’kisha çfarë bëja, qeskat i kisha plot, zotëria më kapi, më vendosi thikën këtu në ijë dhe dorën tjetër ma ka mbajtur të gozhduar me dorën tjetër pas. Qeskat i kisha në dorë dhe më ka mbajtur drejt.

Aty ishte një lokal, kishte plastmase jashtë, nuk bëra të lëvizja; atje ma afroi thikën më tepër, që ‘mos lëviz sepse unë do të tëvras’. Isha e detyruar, eca edhe më tej, ishte një piceri afër, nuk kisha shanse, një piceri dhe një internet. Pak a shumë e dija zonën. Te piceria ishin dy a tre çuna, nuk i njihja fare. Se mendo, unë kam që vjet në shtator, dy muaj tek ajo zonë. Mendova vetëm ato lokale ishin. Mendova te piceria, se mos shihnin ata çunat.Ishte avull, sepse ishte shumë ftohtë, dhe ai vazhdonte të hidhte picën, punë e tija. Në momentin që morëm kthesën, se ashtu është rruga atje, ‘Qazim Vathi’, te piceria, unë s’kisha shanse, picerinë edhe internetin që unë të isha e shpëtuar. Në momentin që u ktheva te piceria, zotëria filloi e donte të më merrte zvarrë, ‘do vish me makinë tani’, dhe më tërhiqte zvarrë. Në momentin që po më tërhiqte, donte të më kapte më fort këtu dhe në një moment, u lëshua dhe unë rashë, megjithë qeska si isha. Ra sepse duke tërhequr në një moment më la bosh dhe iku trupi, u batua.

Rashë në shesh në një moment, lashë edhe qeskat. Në momentin që rashë në shesh, më erdhi sipër si egërsirë, thikën e kishte në dorë dhe në moment donte të më priste këtu, dhe unë vura dorën.Fati im që vura gishtin dhe u pre gishti. Në momentin që unë ndjeva gishtin, isha e detyruar të nxirrja armën, sepse mua m’u cenua jeta, isha e vdekur. Armën që e mbaje për shkak të detyrës? Për shkak të detyrës, se unë kthehesha nga puna, nuk është se ishin gjëra të përgatitura. Në momentin që unë nxora armën, zotëria ishte lart. E mora armën për ta trembur, as e mbusha. Në momentin që e kapa lart, zotëria e kapi nga lart armën dhe nuk ma linte, domethënë që ta posedonte, dhe e mori në një mënyrë se ishte lart, sepse kishte pozicionin të tillë, dhe e kapi kështu dhe e mori në dorë. Në momentin që e mori në dorë, unë jam shokuar komplet sepse ma drejtoi armën. E ka rimbushur dy–tri herë, në atë kohë kam bërtitur. Pashë si një vegim te interneti që dolën çunat dhe u futën prapë brenda se panë armën, dhe këta të picerisë, në moment por unë isha në shesh dhe pallati, isha shokuar sa më ngrinë duart.

Isha në gjendje, mendova vetëm fëmijët e mi që ngelën vetëm, asnjë gjë tjetër, dhe kur kam hapur sytë jam habitur si nuk isha vrarë. Megjithatë, në moment unë nuk mbaj mend as shkrepje, asgjë, vetëm mbushjen e armës, se isha e shokuar.
E dëgjove mbushjen?
Po, ma drejtoi në fytyrë. Ishte sipër.
E shkrepi?
Shkrepja ishte se s’mori fishek. Ç’u bë më pas? Më pas pashë si vegim vetëm zotërinë, kur hapa sytë nuk e mendova se isha gjallë, sepse thashë nuk dëgjova krismë, se krisma normale do të isha zhdukur, ishte shumë afër. E pashë vetëm si vegim, iku kështu si ushtarak me pistoletën dhe atyre çunave të internetit iu ka thënë vetëm kaq, “jam polic”, dhe ka ikur drejt makinës megjithë armën.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: