ELBASAN- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 30-vjeçar që akuzohet për gjobëvënie, por gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur edhe drogë. Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar në flagrancë shtetasi Lani Ademi, banues në Elbasan, i cili ka kanosur me mjete të forta shtetasen A.E., 60 vjeçe me qëllim që ajo t’i jepte 40.000 lekë.

Grupi hetimor gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij gjeti dhe sekuestroi  në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit “Cannabis Sattiva”

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” .

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: