Izraeli nuk dëshiron një luftë në Liban, por mund t’i shkaktojë dëme të konsiderueshme Hezbollahut nëse diplomacia dështon.

Kështu tha ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, gjatë vizitës së tij në Uashington. “Hezbollahu e kupton shumë mirë se ne mund të shkaktojmë dëme të rënda në Liban nëse do të fillonte lufta”, shtoi Gallant.

Kujtojmë se prej ditësh tensionet mes Libanit dhe Izraelit janë rritur, ndërsa të dyja shtetet kërcënojnë me luftë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: