Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ashpër eksponentë të krimit që ndodhen pas hekurave se do të prihen të gjitha fijet që mbahen me botën jashtë, pasi sipas tij janë faktorë kryesorë të kriminalitetit vend.


Pa përmendur emra, kryeministri tha se profile kryesore nëpër burgje prodhojnë 3-cerekun e filmave të Hollywood-it.


“Ka ardhur koha që ta ngrejmë stekën dhe ti kundërvihemi me forcën më të egër KÇK dhe mbeturinave që janë rrugëve. Nuk mund t’i presim që ‘KÇK’ t’i çojë prapa hekurave. Është e pamundur që të pranojnë që njerëzit në këtë vend të kenë frikë të dalin dëshmitar. Sot prapa hekurave janë profile kryesore, por nuk mjafton. Do t’i ndërpresin deri në fund fijet e tyre me botën e jashtme, pasi janë si Hollywood-i. Sepse ata e prodhojnë 3-cerekun e filmave si të Hollywood -it. Sa për rizgjedhjet e lira, s’i kam lexuar askund. Pasi zgjedhjet e lira janë”, tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb