Shtëpia e reperit të njohur amerikan, Laney Keyz, është shndërruar në një arenë që ngjante me filmat aksion. Dy grupe kanë qëlluar me armë para shtëpisë së reperit në Bay Area.
Pamjet janë në natën e 18 shkurtit ku shihet se si tre persona me kapele në kokë shkëmbejnë të shtëna me një grup tjetër që ndodhet vetëm disa metra larg.
Nuk dihet ende nëse reperi problematik ka qenë i përfshirë në këtë shkëmbim zjarri. Shumë gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes. Raportohet se nuk ka pasur asnjë të lënduar nga kjo ngjarje.