Ato mund t’i kenë kaluar të 65-vjetët, por këto kërcimtare të burleskut nuk e kanë humbur ende sharmin, që i bënte aq të dëshirueshme kur ishin në kulmin e tyre. Ato marrin poza sensuale apo diçka ndërmjet argëtimit dhe gjallërisë dhe është e qartë se nuk kanë frikë të dalin para kameras.

“Unë jam vërtet e kënaqur kur u vij rrotull, këtyre grave, – thotë fotografja Marie Baronnes, e cila i ka pasqyruar ato në librin e saj “Legends” The Living Art of Risque”. – Unë zbulova se ato kishin shumë njohuri rreth jetës e gjithashtu, edhe kësaj pune.”

Të gjitha gratë e përfshira në librin e Baronnes, vallëzonin në teatrot e burleskut dhe joshnin sallat mbuluar nga një rrip.

“Burlesku është interesant sepse është një hapësirë ku gratë e të gjitha llojeve flasin me fizikun e tyre, – thotë Baronnet. – Ato duhet të kenë personalitet dhe ritëm, ato duhet të dinë si të vallëzojnë dhe gjithashtu të jenë artiste, me kostume dhe koreografi.”

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: