TIRANE– Anëtarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe deputetja e PS, Mimi Kodheli tha se është kundër ish presidentit të Republikës Bujar Nishani, i cili kërkoi deklasfikimin e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, i mbledhur në 3 nëntor 2016, ku u vendos në pah problemi i trafikimit të lëndëve narkotike si dhe siguria e vendit.

Duke folur për emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në News24 Kodheli tha se nuk është për deklasfikimin e kësaj mbledhje pasi cënohet siguria e vendit.

“Unë mendoj se duhet të respektojmë ligjet e vendit dhe duhet që këto dokumente të mos deklasifikohen. Por nëse ato nuk cenojnë sigurinë e vendit disa dokumente të caktuara nëse janë në interes të qytetareve mund edhe të deklasifikohen. Theksoj se këtu nuk bëhet fjalë për mungesë transparence, por për zbatim të ligjit. Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare në tryezë janë ballafaquar dokumente ku bëhet fjalë për sigurinë e vendit”- tha Mimi Kodheli.

Nishani: Ka një ligj për deklasifikimin. Ti referohemi këtij ligji, të kërkojmë angazhimin e drejtorisë përkatëse. Të deklasifikojmë ato dokumente që nuk cenojnë elementë të sigurisë kombëtare.

Bushati: Ju mbroni idenë se nëse kjo klasifikohet për opinionin publik do ketë informacione konkrete. Ministrja lë të kuptohet se ka informacione të përgjithshme. Po dëgjojmë dy versione nga dy anëtarë që kanë qenë në të njëjtën mbledhje.

Nishani: Kam qenë kryetar i asaj tryeze. Kam dëgjuar raportimet e SHISH, më kryesori edhe raportimet e Prokurorisë dhe Ministrisë së Brendshme dhe anëtarëve të tjerë. Unë mendoj që sot përveç hetimit penal, kemi nevojë që ky debat të shkojë tek njerëzit.

Lubonja: Nga informacionet që kam unë e ka Ilir Meta në Presidencë një këshill të deklasifikimit dhe ka një anëtar SHIK-u.

Kodheli: DSIK certifikon institucione ose individë,  nuk klasifikon informacion. Certifikon Institucionet që prodhojnë materiale të caktuara nuk klasifikon.

Nishani: Drejtoria përkatëse nuk është vetëm për të dhënë certifikatën por shkon aty deri sa kontroll institucionet që i ruajnë këto materiale. Asnjë institucion nuk i klasifikon.

Kodheli: Informacionin e klasifikon institucioni që e prodhon.

Nishani: Nuk e bën asnjë institucion, e bën ligji. Të mos e ngatërrojmë opinionin që e bën një institucion, ka një ligj.

Kodheli: Është shërbimi vetë që e bën.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: