ANGLI- Arash Aria, 25-­vjeçari iranian ka bërë një lutje të rrallë, pasi thotë se nuk e duron dot më Manchesterin ‘për shkak të dhunës dhe vrazhdësisë’ që ka si qytetet. Sipas “Daily Mail”, Aria u vetëdorëzua në një stacion policie, dhe i tha oficerëve se ai kishte qenë në Britani të Madhe në mënyrë të paligjshme për dhjetë vjet.

Por oficerët e liruan dy orë më vonë, pasi zyrtarët e emigracionit panë se ai kishte leje qëndrimi pa afat në Britani të Madhe. Pas lirimit, ai kishte sqaruar veprimin e tij, duke shtuar se ëndrra e tij nuk ishte plotësuar, dhe se ‘populli i Mançesterit nuk kishte qenë aspak mikpritës.’

Policia e Manchester më vonë shkroi për “incidentin e çuditshëm” në Twitter, duke thënë se zoti Aria, “i zemëruar dhe i shqetësuar” tani do të duhet të “kthehet në shtëpinë e tij”. “Dhunë, vrazhdësi, janë fjalët e duhura që e përshkruajnë këtë qytet. Unë po përpiqem që të injoroj këto gjëra, por tani më është mbushur kupa. Unë s’do respektohem këtu, prandaj edhe nuk dua të qëndroj,” tha ai, transmeton “Daily Mail”.

“Unë mundohem që të jem i shoqërueshëm më të gjithë, por pothujase të gjithë qeshin me mua. Unë kam punuar si kamarier, por më pas mbeta pa punë, megjithatë njerëzit nuk është se e çajnë kokën fort për sjelljen tënde,” shtoi ai. Tani Aria do kthehtj në qytetin e tij, në jug­perëndim të Iranit, ku do të qëndrojë me familjen.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb