Pas problemeve të hasura së fundmi në turneun e të rinjve të hendbollit të zhvilluar në Serbi, kjo e fundit ka arritur një marrëveshje me Federatën Evropiane të Hendbollit për të mos u ndeshur më kurrë me homologët kosovar.

Kërkesa është bërë nga Dragan Skrbic, president i Federatës së Hendbollit të Serbisë (RSS), dhe është miratuar nga Federata Europiane e Hendbollit. Jo vetëm ekipet e këtyre dy shteteve nuk do të përballen më me njëra-tjetrën, por edhe kombëtaret.

Sipas kësaj marrëveshje, edhe në rast se shorti përcakton të takohen ekipet apo përfaqësueset e këtyre dy vendeve në ndonjë aktivitete, atëherë shorti do të hedhet sërish.

“Federata e Hendbollit të Serbise ka arritur marrëveshje që ekipet serbe përfshirë edhe kombëtaren e hendbollit nuk do të ndeshen me Kosovën apo ekipet e saja” -tha Skrbic.

Ndërkohë edhe xhudistet serbe nuk janë lejuar të zhvillojnë ndeshje me homologet e tyre kosovare. Lajm tjetër është se Kosova ka paralajmëruar se do të marr pjesë në kampionatin Evropian të Karatesë që do të mbahet pikërisht në shtetin Serb.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb