TIRANE- Deputetët e Partisë Demokratike dhe ata të LSI-së kërkojnë ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i akuzuar për përfshirje në trafik droge me grupin e trafikantëve Habilaj.

Duke pretenduar se në Shqipëri po bëhet çmos që çështja ndaj tij të mbyllet sa më shpejt, deputetët e opozitës kërkojnë ngritjen e një komisioni që të verifikojë faktet që ata paraqesin.

Ndërsa mes palëve PS e PD ka pasur diskutime sot në Konferencën e Kryetarëve, “BalkanWeb” ka mundur të sigurojë një kopje të kërkesës me të cilën opozitarët i drejtohen Kuvendit për të ngritur komisionin hetimor.

Siç thuhet në dokumentin e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Elda Menga deputetët e opozitës pretendojnë që ka një tentativë, apo një veprimtari të koordinuar të autoriteteve publike për të mos lejuar hetimin e kësaj çështje.
dok 1

dok 3

dok 4

dok 2
dok 5
Ata madje përmendin ndikimin e kryeministrit Rama dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj si të përfshirë në këtë drejtim.

“Të gjitha këto, bëjnë të domosdoshme që të realizohet nga Kuvendi i Shqipërisë një hetim i plotë administrative, në mbrojtje të interesit publik dhe marrjen e masave për të lejuar hetimin e plotë dhe të gjithëanshëm të kësaj çështje nga organet përgjegjëse kushtetuese”,- thuhet në kërkesën dorëzuar Kuvendit.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: