Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel ka lëshuar një deklaratë të rrallë duke kritikuar drejtpërdrejt pasardhësin e saj si lider i CDU, Friedrich Merz  për miratimin e propozimeve me ndikim të gjerë për migracionin dhe azilin me mbështetjen e së djathtës ekstreme.

Merkel kërkoi që të gjitha partitë demokratike të punojnë së bashku përtej kufijve politikë partiakë, jo si një manovër taktike  por me ndershmëri  në mënyrë të moderuar dhe mbi bazën e ligjit evropian në fuqi për të bërë gjithçka që është e mundur për të parandaluar sulme të tilla të tmerrshme.

“Unë besoj se është e gabuar. Është e nevojshme që të gjitha partitë demokratike të punojnë së bashku përtej kufijve politikë partiakë dhe në bazë të ligjit evropian të zbatueshëm për të bërë gjithçka që duhet për të parandaluar sulme të mëtejshme si ato në Magdeburg dhe Aschaffenburg”. theksoi ajo

Migrimi është bërë tema mbizotëruese në fushatën zgjedhore gjermane përpara votimit më 23 shkurt, pas një sërë sulmesh që iu atribuohen të dyshuarve me prejardhje emigrantësh.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: