Në prag të ndeshjes së Champions League ndaj Dortmund, trajneri i Real Madrid, Ancelotti ka zbuluar për mediat një kërkesë specifike për Kylian Mbappe. Ancelotti shprehet se pret nga Mbappe që të shënojë gola dhe jo të bëjë thjeshtë presing.

“I kërkoj Mbappe të shënojë gola. Preferoj që ai të shënojë dhe jo të ushtrojë presion konstant” – tha Ancelotti.

Sulmuesi Mbappe ende nuk ka arritur formën e duhur te Real Madrid, teksa në muajt e parë po has mjaft vështirësi.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb