TIRANË

Në një kohë që vendi po zien nga protestat e studenteve, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka zhvilluar inspektime  në godinat e Qytetit Studenti Nr.2, pranë “21 dhjetorit” në Tiranë.

Nikolla, gjatë inspektimit zhvilloi edhe një takim me drejtoreshën e Rezidencës Studentore Nr.2, Zhanin Dapi, e cila zbuloi  se në çdo kat studentët do të kenë një kuzhinë të përbashkët. Nga ana tjetër, Nikolla u premtoi studentëve, të cilët prej ditësh protestojnë për një arsim më cilësor dhe kushte më të mira në godinat e konvikteve, se vitin tjetër do kenë ndryshime radikale.

“Ne janar studentët do e provojnë vete se çfarë do te thotë të investosh me standarde dhe ta kesh prioritet jetesën e studenteve Hera e pare qe investohet 18 milion euro dhe besoj do të kemi ndihmë për të pasur edhe më me shume projekte investuese”,  deklaroi ministrja Nikolla

Ministrja Lindita Nikolla  deklaroi se investimi për godinat e studentëve është prioritet i qeverisë pasi janë akorduar 18 milion euro. Si investimet në këto 4 godina që akomodojnë mbi 1 mijë studentë  do të shtrihen me të njëjtin standard edhe në Qytetin Studentit për shumë prej godinave rezidenciale

“E kënaqur nga sa pashe, është godina e tretë nga katër godinat këtu në qendrën studentore Nr.2,  që do të akomodojë studentë të inxhinierisë. Dy godina kanë përfunduar, kjo është e treta, vijojnë punimet tek e katërta.

Standarde që kurrë nuk i kemi parë në godina studentore, qoftë në apartamentet ku ata do të akomodohen, po ashtu edhe me gjithçka tjetër që ka të bëjë me standardet, pra duke pasur një kuzhine të përbashkët në çdo kat, duke mundësuar sallën e studimit, internet në çdo dhomë”, tha ajo.

Whatsapp Image 2018 12 07 At 15.05.46

(BalkanWeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb